Boris Johnson anulon vizitën e tij në Indi për shkak të Covid-19

Boris Johnson anulon vizitën e tij në Indi për shkak të Covid-19

15:15, 19/04/2021
A+ Aa A-

"Vizita e Kryeministrit Britanik Boris Johnson në Indi në fund të Prillit u anulua për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në atë vend," njoftoi sot Downing Street.

"Duke pasur parasysh situatën aktuale të koronavirusit, Kryeministri Boris Johnson nuk do të jetë në gjendje të vizitojë Indinë javën e ardhshme," thanë të njëjtat burime.

Johnson do të flasë me kryeministrin indian Narendra Modi këtë muaj në lidhje me partneritetin që të dy vendet duan të fillojnë, raporton Guardian .

Le të ju kujtojmë se numri i vdekjeve nga koronavirusi po rritet me shpejtësi në Indi.

Në atë vend me 1.3 miliardë banorë, regjistrohen më shumë se 1.000 vdekje çdo ditë, nëntë herë më shumë se në fillim të Marsit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco