Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ ‘Bëhuni gati për garë’, avionët e pasagjerëve dhurojnë spektakël në qiell

VIDEO/ ‘Bëhuni gati për garë’, avionët e pasagjerëve dhurojnë spektakël në qiell

13:19, 19/04/2021
A+ Aa A-

Dy avionë pasagjerësh kanë nisur një garë me njëri-tjetrin teksa ishin duke zbritur në pistën e aeroportit ndërkombëtar të San Franciskos. Video, e hedhur në Tik Tok, është bërë virale në internet dhe është pagëzuar me emrin, ‘I shpejt dhe i tërbuar në ajër.’

Video, që është filmuar nga një pasagjer në United Airlines dhe postuar më pas në Tik Tok, është bërë virale në internet.

Në video dëgjohet piloti teksa i thotë pasagjerëve të vendosin rripin e sigurimit sepse situate po bëhet serioze.

‘Zonja dhe zotërinj, ky është kapiteni juaj që flet. Nëse shikoni në anën e djathtë nga avioni, do të vini re se Fluturimi 198 na sfidon në një garë. Lidhni rripin e sigurimit, sepse kjo punë po bëhet e vërtetë.’

Video në internet është pagëzuar tashmë me emrin: I shpejt dhe I tërbuar në ajër, duke arritur miliona klikime në vetëm pak ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco