Azerbajxhani hap ekspozitën me helmetat e ushtarëve të vrarë armenë

Azerbajxhani hap ekspozitën me helmetat e ushtarëve të vrarë armenë

15:14, 17/04/2021
A+ Aa A-

Azerbajxhani do të inaugurojë së shpejti një ekspozitë të trofeve të luftës, duke iu referuar konfliktit të  fundit me Armeninë në shtator të 2020-ës.

Pas hapjes së ekspozitës ku janë ekspozuar dhe helmetat e ushtarëve armenë të vrarë gjatë konfliktit të fundit të Nagorno Karabakh, Armenia akuzoi Azerbajxhanin për urrejtje raciale dhe politikë gjenocid.

Të hënën e kaluar presidenti azer Ilham Alijev vizitoi Parkun e Trofeve që do të inagurohet së shpejti në kryeqytetin e vendit. Aty do të ekspozohen makineri, mjete dhe armë që iu janë sekuestruar armenëve gjatë luftës në vjeshtën e një viti më parë. Më shumë se 300 objekte si dhe qindra helmeta të ushtarëve armenë që u vranë .

Ministria e jashtme armene denoncoi degradimin publik të kujtimit të viktimave të luftës, të personave të zhdukur dhe të  burgosurve; si dhe një shkelje të dinjitetit të familjeve të tyre. Sipas saj Azerbajxhani po përforcon qëndrimin e tij si qendra botërore e intolerancës dhe ksenofobisë.

Ministri i jashtëm i Azerbajxhanit reagoi ndaj kritikave duke thënë se ndaj vendit të tij është ndërmarrë një fushatë shpifjesh. Sipas tij mesazhi i kësaj ekspozite është triumfi i të drejtës ndërkombëtare ndaj pushtimit të paligjshëm të Nagorno Karabakh nga forcat armene.

Sipas presidentit azer Alijev, të parët që krijuan një ekspozitë të ngjashme ishin pikërisht armenët. Pas luftës së parë të Karabakh, armenët ekspozuan targat e automjeteve private të azerëve, për të treguar se ata ishin dëbuar nga toka a paraardhësve të tyre. Një provë që sipas azerëve, vërteton spastrimin etnik të Armenisë kundër Azerbajxhanit.

Mes vizitorëve të parë i ekspozitës azere, do të jetë i ftuar nderi presidenti i Turqisë Erdogan.

Lufta e Nagorno-Karabakh, një rajon i pavarur me shumicë armene e papranuar asnjëherë nga komuniteti ndërkombëtar si pjesë e Azerbajxhan, rifilloi në shtator 2020 dhe shkaktoi më shumë se 6 mijë viktima në 6 javë. 2800 ishin ushtarët azerë që u vranë përgjatë 44 ditëve luftimesh.

Baku dhe Jerevan akuzojnë njëri tjetrin për krime lufte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco