Sot funerali i Princit Philip, Mbretëresha lë shumë njerëz jashtë ceremonisë mortore

Sot funerali i Princit Philip, Mbretëresha lë shumë njerëz jashtë ceremonisë mortore

14:12, 17/04/2021
A+ Aa A-

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Dukës së Edinburgut, por ndryshe nga funeralet rojale ku mijëra e miliona njerëz e përfaqësues të familjeve mbretërore evropiane e më tej marrin pjesë, kjo do të jetë një ceremoni e zakonshme.

Mbretëreshës Elizabeth II i është dashur të marrë disa vendime delikate lidhur me ceremoninë mortore të bashkëshortit të saj, Princ Philip, duke kufizuar numrin e personave që mund të merrnin pjesë në të për shkak të pandemisë ‘Covid-19’.

Sipas një burimi, ceremonia do të jetë me natyrë familjare dhe vetë mbretëresha e ka hartuar listën.

Duke iu përmbajtur udhëzimeve që lidhen me pandeminë në Mbretërinë e Bashkuar, se një maksimum prej 30 vetësh mund të marrin pjesë në një funderal, Mbretëreshës Elizabeth do t’i bashkohen 4 fëmijët e saj, Princ Charles, Princesha Anne, Princ Andreë dhe Princi Eduard krah bashkëshortëve përkatës. Nipërit dhe mbesat e monarkut, përfshirë Princ William, Princ Harry, Princesha Beatrice, Princesha Eugenie do të jenë gjithashtu të pranishëm.

Varrimi i Princ Philip do të bëhet sot në kështjellën Windsor’ në orën 3 pasdite.

Sipas rregullave mbretërore, të gjitha gratë do të veshin rroba të zeza, nën gjunjë ose deri në fund të këmbëve. Ato do të mbajnë kapelë me vello zie.

Përsa u takon burrave, do të ketë një devijim nga tradita këtë herë. Asnjë prej tyre nuk do të jetë i veshur me uniformë ushtarake. Ky vendim u mor nga mbretëresha pas dilemës se Harry që hoqi dorë nga titujt mbretëror, do ishte i vetmi pa uniformë. Për të mos qenë i vetmi i përjashtuar, Elizabeth vendosi që asnjë burrë i familjes të mos vishte sot uniformën ushtarake.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco