Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Biden tërhiqet nga vendimi për kapacitetin e pranimit të refugjatëve

Biden tërhiqet nga vendimi për kapacitetin e pranimit të refugjatëve

13:02, 17/04/2021
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA Joe Biden nënshkroi një dekret që kufizon pritjen e refugjatëve këtë vit në numrin historikisht më të ulët prej 15,000, të vendosur nga paraardhësi i tij Donald Trump, duke shtyrë planin për të rritur atë numër në 62,500, gjë që zemëroi avokatët e refugjatëve dhe disa ligjvënës demokratik.

Me kritikat në rritje, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë duke thënë se Biden do të përcaktojë numrin përfundimtar, të rritur të refugjatëve që mund të hyjnë në vend deri më 15 maj, njoftoi Reuters.

Urdhri i Biden për të kufizuar pranimin e migrantëve në 15,000 ishte një goditje për grupet e avokatisë që donin që Presidenti Demokrat të ndryshonte shpejt politikën e refugjatëve të vendosur nga ish Presidenti Donald Trump, i cili vendosi numrin si një mënyrë për të kufizuar imigracionin.

Programi i pritjes së refugjatëve është i ndryshëm nga sistemi i azilit për migrantët.

Refugjatët duhet të kalojnë një kontroll për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa migrantët që arrijnë në kufirin amerikan mund të kërkojnë azil.

Biden, i cili mori detyrën në janar, tre muaj më parë tregoi se do të rrisë numrin e hyrjeve për refugjatët gjatë vitit 2021, deri në fund të vitit fiskal më 30 shtator, por ai nuk e ka bërë ende atë.

Reuters shton se qasja e kujdesshme e Biden ka të ngjarë të jetë e lidhur me shqetësimet në lidhje me numrin e strehëzave të refugjatëve për shkak të numrit në rritje të migrantëve që mbërrijnë në kufirin SHBA-Meksikë në muajt e fundit dhe nuk dëshiron që SHBA të duken shumë të hapura ose të buta, tha një zyrtar i lartë amerikan i njohur me këtë çështje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco