E rëndë në Itali/ Djali vret prindërit, i fut helm në ushqim

E rëndë në Itali/ Djali vret prindërit, i fut helm në ushqim

20:02, 16/04/2021
A+ Aa A-

Një 19 vjeçar nga Bolonja, Alessandro Asoli ka helmuar nënën dhe babain e tij, i cili humbi jetën menjëherë ndërsa nëna e tij u dërgua në gjendje të rëndë në spital. Djali u arrestua në shtëpinë e gjyshërve të tij dhe po merret në pyetje pasi ai iu dha helm prindërve në darkën që kishte gatuar.

Në kuzhinë u gjet gjithashtu një gotë me një substancë brenda që do të analizohet nga mjekësia ligjore.

Alarmi u ngrit nga disa fqinjë, të cilët dëgjuan britma dhe zhurmë nga banesa.

Stafi shëndetësor e gjeti çiftin në gjendje kritike, ku 57-vjeçari vdiq në vend ndërsa gruaja u dërgua me urgjencë në spitalin Maggiore në Bolonjë.

Mediat italiane kanë raportuar se substanca që djali dyshohet të ketë përdorur për të helmuar nënën e tij dhe partnerin e saj ende nuk është analizuar, por nga hipotezat e para mund të jetë një përbërje kimike e blerë në internet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco