Ideja më e re në treg, vaksina anti-Covid me shije kosi/ Merret nga goja

Ideja më e re në treg, vaksina anti-Covid me shije kosi/ Merret nga goja

18:58, 16/04/2021
A+ Aa A-

Teksa shkencëtarët thonë se vaksinimet periodike kundër Covid-19 mund të bëhen pjesë e jetës së përditshme për vite me radhë, shkencëtarët nga Shën Petersburg thonë se do të kenë së shpejti dhe një opsion për ata që i kanë frikë gjilpërat.

Instituti rus i Mjekësisë Eksperimentale thotë se po kryen testimet vaksinës së parë në botë të koronavirusit, që mund të pihet nga shishja. Duke parë numrin e mjekëve e infermierëve që nevojiten për dhënë injeksionet, ata shpresojnë që formula e re do të shpejtojë imunizimin e njerëzve, madje dhe duke u lënë një shije të mirë në gojë, në vend të përveshjes së mëngës.

Zyrtari i lartë i Akademisë ruse të Shkencave, Alexander Dmitriev, tha për rrjetin shtetëror RIA Novosti se vaksina me bazë kosi mund të përfundojë në fund të vitit, nëse sigurohen fondet e nevojshme prej 220 milionë rubla ($2.9 milionë).

Alexander Suvorov, një tjetër shkencëtar që po punon për idenë e vaksinimit pa gjilpëra, tha se shija do të jetë e ngjashme me pijen tradicionale ruse ‘riazhenka’, në formën e qumështit të përzier me kos apo dhalles.

Dje kreu i farmaceutikëve amerikanë Pfizer, Albert Bourla, tha se ata që kanë bërë vaksinën mund të kenë nevojë për një dozë të tretë brenda një viti, duke shtuar se imunizimi i përvitshëm mund të nevojitet.

Në fillim të muajit prodhuesit e vaksinës ruse Sputnik V thanë se kishin krijuar teknologjinë e përshtatjes së formulës për variantet e reja, që pritet të hyjë së shpejti në prodhim masiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco