Të gjithë i frikësoheshin vaksinës AstraZeneca, Angela Merkel vaksinohet me të

Të gjithë i frikësoheshin vaksinës AstraZeneca, Angela Merkel vaksinohet me të

17:51, 16/04/2021
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tashmë është vaksinuar me vaksinën AstraZeneca, e cila u prodhua nga kompania farmaceutike britaniko-suedeze.

Merkel, mori vaksinën në qendrën e istaluar posacerisht në ish-Aeroportin Tempelhof të Berlinit, e cila aktualisht po punon ekskluzivisht me AstraZeneca, një vaksinë që është në dispozicion vetëm për të moshuarit mbi 60 vjeç në Gjermani, për shkak të mpiksjes së gjakut. Rreth 3,000 njerëz në ditë aktualisht mund të marrin një vaksinë atje.

Vaksinimi u njoftua nga zëdhënësi i saj Steffen Seibert në një postim në Twitter, me një foto të thjeshtë që i tregonte asaj vetëm certifikatën e saj të vaksinimit.

Merkel tha: “Unë jam e kënaqur që kam marrë vaksinën time të parë sot me AstraZeneca. Falënderoj të gjithë ata që janë të përfshirë në fushatën e vaksinimit  dhe të gjithë ata që vaksinohen. Vaksinimi është çelësi për të kapërcyer pandeminë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco