Incident/ Areoplani i Ministrit turk bën ulje të detyruar

Incident/ Areoplani i Ministrit turk bën ulje të detyruar

16:51, 16/04/2021
A+ Aa A-

Aeroplani në të cilin ndodhej Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë së Turqisë, u detyrua të bëjë ulje emergjente në provincën lindore Malatya, njoftoi Anadolu Agency.

Aeroplanit iu desh të bënte ulje emergjente në Aeroportin Erhac, të qytetit Malatya, rreth 40 minuta pas ngritjes për shkak të problemeve në motor, raportohet se askush në bord nuk është lënduar.

Paraditen e sotme, Ministri Bekir Pakdemirli u largua nga kryeqyteti i Ankarasë për në provincën juglindore Sirnak me një aeroplan që i përkiste Drejtorisë së Pylltarisë.

Përveç Ministrit, në aeroplan ndodheshin edhe nëntë persona, përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit, deputetë të partisë (AK) në pushtet, zv/ ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, si dhe zyrtarë të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco