Zbulohet ‘Land Rover’ i modifikuar nga Princi Philip, që do të mbajë arkivolin e tij

Zbulohet ‘Land Rover’ i modifikuar nga Princi Philip, që do të mbajë arkivolin e tij

14:15, 16/04/2021
A+ Aa A-

Janë bërë publike sot, imazhet e një Land Rover-i të modifikuar të projektuar nga Duka i Edinburgut për të mbajtur arkivolin e tij.

Duka, i cili vdiq në moshën 99 vje, javën e kaluar, punoi për krijimin e automjetit të porositur për 16 vjet me radhë, duke filluar që në vitin 2003.

Modifikimet e tij përfshijnë pjesën e pasme të sipërme të hapur, ku do të vendoset arkivoli i tij dhe ngjyrën e gjelbër ushtarake.

Në ditën e varrimit, Land Rover Defender do të përdoret për të transportuar arkivolin e tij në Kapelën e St George.

Varrimi i Princit Philip do të bëhet në kapelën e Kështjellës së Ëindsor-it në orën 15:00 BST të shtunën.

Land Rover ishte ndër hollësitë e fundit të funeralit ceremonial mbretëror që u bë publike nga Pallati Buckingham të Enjten.

Katër fëmijët e dukës - Princi i Uellsit, Princesha Mbretërore, Duka i Jorkut dhe Earl of Ëessex - si dhe nipërit Duka i Kembrixhit dhe Duka i Sussex, do ta ndjekin automjetin në një procesion.

Duka i Edinburgut e filloi krijimin e makinës së tij të varrimit në bashkëpunim me Land Rover në 2003, vitin kur ai mbushi 82 vjeç.

Duka, i cili shërbeu në Marinën Mbretërore në Luftën e Dytë Botërore, kërkoi që trupi original i Belize Green të kalonte në Green Bronze Green, një ngjyrë e përdorur për shumë makina ushtarake Land Rovers.

Ai gjithashtu projektoi pjesën e sipërme të hapur të pasme, ku do të mbështetet arkivoli i tij, bërë sipas specifikave të tij të sakta, duke përfshirë kapëset e gomës në kunjat prej metali argjendi të njohur si "ndalesa" ose "ndaluese" të cilat parandalojnë lëvizjen e arkivolit.

Automjeti ka gjithashtu rrota të gjelbra, një ndarëse të zezë përpara, një kabinë të vetme dhe s’ka targa regjistrimi.

Defender u prodhua në fabrikën e Land Rover në Solihull dhe duka mbikëqyri modifikimet për disa vjet, duke bërë rregullimet përfundimtare në 2019, vit kur ai mbushi 98 vjeç.

Roli fillestar i automjetit do të kishte qenë transportimi i dukës nga Uellington Arch në Londrën qendrore në Ëindsor, 22 milje larg, por pandemia e koronavirusit e kufizoi.

Duka përdori Land Rovers gjatë gjithë jetës së tij dhe i akordoi urdhrin e tij Mbretëror, Land Rover-it, më shumë se 40 vjet më parë.

rinci Philip vdiq në Kështjellën e Ëindsor të premten, 9 prill. Trupi i tij tani është duke pushuar në kapelën private të kështjellës.

Sipas Pallatit Buckingham, pjesë ceremonial të funeralit janë në përputhje me dëshirat e dukës.

Kufizimet e koronavirusit në Angli nënkuptojnë se vetëm 30 persona, të distancuar nga shoqëria, lejohen të marrin pjesë në funerale.

Aty do të jenë anëtarë të familjeve të Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgut, duke përfshirë tre të afërm të tij gjermanë. Procesioni dhe shërbimi do të transmetohen në televizion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco