Charles Michel premton: Ukraina do të ketë mbështetjen e Bashkimit Evropian

Charles Michel premton: Ukraina do të ketë mbështetjen e Bashkimit Evropian

09:20, 16/04/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel, shprehu "mbështetjen e palëkundur" të BE-së për Ukrainën, e cila po përballet me një akumulim të madh të forcave ushtarake ruse në kufijtë e saj lindorë.

Pas një bisede telefonike me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Michel tha se "BE është e bashkuar në solidaritet me Ukrainën" dhe vlerësoi se lëvizjet e Rusisë në kufi "përfaqësojnë veprimtari kërcënuese dhe destabilizuese".

Michel tha se ai do të merrte pjesë në samitin e platformës së Krimesë në Ukrainë më 23 gusht, në prag të ditës së pavarësisë së këtij vendi.

Njoftimi i tij se ai do të merrte pjesë në samit mori vëmendje të veçantë pasi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, refuzoi ftesën e Zelenskit për të marrë pjesë në kremtimin e 30 vjetorit të pavarësisë së vendit.

Zelenski ftoi Ursula von der Layen të vizitojë Ukrainën në gusht, së cilës shefi i kabinetit të saj u përgjigj se ajo nuk do të ishte në gjendje të vinte për shkak të orarit të zënë në atë kohë.

Ai informacion u zbulua në media dhe zëdhënësi i KE Eric Mamer tha se një përgjigje zyrtare nuk u është dërguar autoriteteve ukrainase akoma dhe se von der Layen do ta bëjë atë personalisht.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba tha sot se vendi i tij po kërkon mbështetje më të fortë nga Perëndimi ndërsa trupat ruse mblidhen pranë kufirit të saj lindor dhe luftimet me separatistët e mbështetur nga Rusia intensifikohen.

Pas bisedimeve me kolegët nga Estonia, Letonia dhe Lituania, Kuleba u kërkoi vendeve Balltike t'u drejtoheshin anëtarëve të tjerë të BE dhe NATO në lidhje me ofrimin e "ndihmës praktike" për Kiev.

BE e mbështeti fuqimisht Ukrainën gjatë konfliktit shtatë-vjeçar në lindje të vendit dhe vendosi sanksione ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë në 2014.

Presidenti francez Macron ka planifikuar të takohet me Zelensky nesër në Paris për të diskutuar situatën aktuale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco