Merkel ‘sypatrembur’, nesër do të bëjë vaksinën që të gjithë i frikësohen

Merkel ‘sypatrembur’, nesër do të bëjë vaksinën që të gjithë i frikësohen

19:06, 15/04/2021
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane Angel Merkel, do të marrë nesër dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit. Disa ditë më parë, zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert njoftoi se Merkel dëshironte të vaksinohej së shpejti.

Udhëheqësi gjerman nuk ishte figura e vetme politike që pranoi të vaksinohej me AstraZeneca për të krijuar besimin e popullatës, pasi disa vende europiane e kanë pezulluar përdorimin e vaksinës pas shfaqjes së disa rasteve të mpiksjes së gjakut dhe trombozës.

Në Gjermani, AstraZeneca rekomandohet për personat mbi 60 vjeç. Kujtojmë që kancelarja gjermane e cila nuk do të jetë më në krye të shtetit mandatin e ardhshëm pasi nuk do të kandidojë, e ka kaluar koronavirusin, por sërish do të vaksinohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco