Vaksinohet presidentja e KE, Ursula von der Leyen nuk tregon vaksinën që mori

Vaksinohet presidentja e KE, Ursula von der Leyen nuk tregon vaksinën që mori

18:52, 15/04/2021
A+ Aa A-

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Von der Leyen shpjegon se tashmë në Bashkimin Evropian janë vaksinuar më shumë se 100 milionë persona.

Gjithsesi, zyrtarja e lartë e BE, nuk tregon se cilën vaksinë mori vetë.

“Pasi kaluam 100 milionë vaksinime në Bashkimin Europian, jam e lumtur që mora dozën e parë të vaksinës antiCovid sot. Vaksinimet do të vijojnë me ritëm më të shpejtë, ndërkohë që edhe dërgesat me dozat e nevojshme janë duke u rritur.  Sa më shpejt të vaksinohemi, aq më shpejt do të vendosim në kontroll pandeminë”, kështu shkruan Von der Leyen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco