Qielli në Pekin merr ngjyrë të zverdheme, rëra e pluhuri përpijnë kryeqytetin kinez

Qielli në Pekin merr ngjyrë të zverdheme, rëra e pluhuri përpijnë kryeqytetin kinez

13:00, 15/04/2021
A+ Aa A-

Pekin  - Qielli mbi Pekin mori ngjyrë të zverdheme dhe ndotja e ajrit u rrit në nivele të rënda ndërkohë që një re gjigante rere dhe grimcash pluhuri u rrokullis mbi qytet, e shtyrë nga erërat e forta nga veriu i Kinës.

Indeksi i cilësisë së ajrit të Pekinit u rrit në 324 që nga ora 16:00. Me orën lokale (8:00 GMT) të enjten, kryesisht për shkak të grimcave të mëdha të rërës e pluhurit, thanë autoritetet komunale.

Grimcat e kanë origjinën nga Mongolia dhe rajoni kinez i Mongolisë së Brendshme dhe erërat e forta pritet të çojnë ndotjen në Kinën qendrore dhe lindore deri të premten, tha Administrata Meteorologjike e Kinës.

Sasia e rërës në ajër ishte më e vogël se ajo gjatë dy stuhive të rërës në Kinën veriore muajin e kaluar, por shpejtësia e erës ishte më e lartë, duke bërë që moti me pluhur të fluturonte më shpejt dhe më larg, sipas administratës meteorologjike.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco