Dramatike situata në spitalet gjermane, Wieler: Duhet ndërprerë urgjent, vala e tretë e COVID-19 Lothar Wieler

Dramatike situata në spitalet gjermane, Wieler: Duhet ndërprerë urgjent, vala e tretë e COVID-19

11:04, 15/04/2021
A+ Aa A-

Berlin – Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn përsëri u ka kërkuar 16 shteteve federale të vendit që të vendosin sa më shpejt, kufizime më të ashpra për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit dhe të mos presin derisa të miratohet një ligj kombëtar për masat.

"Ne e dimë nga vjeshta e kaluar se çfarë ndodh kur nuk veprojmë shpejt," u tha Spahn gazetarëve, duke shtuar se mjekët presin që të ketë 6,000 pacientë në repartet e kujdesit intensiv deri në fund të muajit.

Kurse zyrtari më i lartë i Shëndetit Publik të Gjermanisë gjithashtu ka nxitur politikëbërësit të ndërmarrin veprime të ashpra urgjentisht për të provuar dhe përmbajtur një valë të tretë të koronavirusit.

"Situata në spitale po shkon drejt fundit, në disa raste në mënyrë dramatike," tha Presidenti i RKI, Lothar Wieler në një konferencë shtypi javore, duke shtuar se situata do të përkeqësohet që gjatë valës së dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco