Mbi 30 mijë raste në 24 orë/ Gjermania regjistron shifrat më të larta ditore që nga janari

Mbi 30 mijë raste në 24 orë/ Gjermania regjistron shifrat më të larta ditore që nga janari

09:05, 15/04/2021
A+ Aa A-

Gjermania ka regjistruar  29,426 raste gjatë 24 orëve,  shifra më e lartë ditore që nga 8 Janari .

Vendi regjistroi 293 viktima, duke çuar numrin  e përgjithshëm në 79,381.

Gjermania po përballet me një variant më të transmetueshëm të COVID-19 pesë muaj para zgjedhjeve kombëtare që sipas parashikimeve konservatorët e Kancelares Angela Merkel pritet të pësojnë humbje të mëdha.

E irrituar nga dështimi i disa rajoneve për të zbatuar kufizime më të ashpra pavarësisht rasteve në rritje, Merkel dëshiron që parlamenti t’i japë qeverisë federale kompetenca të përkohshme për të vendosur bllokime më të ashpra në zonat më të prekura.

Zëvendëskancelari Olaf Scholz tha se:  “Këto masa kanë treguar se kanë qenë efikase në shumë vende të botës – dhe ka ulur shkallën e incidencës,” tha ai, duke shtuar se duhet bërë diçka për të kufizuar përhapjen e virusit.

“Ne duam të vendosim rregulla strikte,” përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco