Lajmi i fundit

VIDEO/ Aksidenti i frikshëm, makinat përfundojnë në kanal

Greqia do të heqë karantinën për udhëtarët e disa shteteve të tjera, javën që vjen

Greqia do të heqë karantinën për udhëtarët e disa shteteve të tjera, javën që vjen

08:18, 15/04/2021
A+ Aa A-

Greqia ka në plan të heqë kufizimet e karantinës nga java e ardhshme për udhëtarët nga Bashkimi Evropian dhe pesë vende të tjera të cilët janë vaksinuar ose kanë test negativ për Covid-19, tha të mërkurën një zyrtar i lartë qeveritar.

Muajin e kaluar, vendi hoqi një rregull për karantinë njëjavore për udhëtarët izraelitë të cilët janë vaksinuar dhe kanë test negativ.

Greqia, e cila doli nga një krizë financiare një dekadë përpara pandemisë vitin e kaluar, ka thënë se do të hapë sektorin e saj të turizmit nga mesi i majit, një nxitës kryesor i rritjes për ekonominë e saj.

"Ne gradualisht do të heqim kufizimet në fillim të javës tjetër përpara hapjes në 14 maj," i tha Reuters një zyrtar i lartë i Ministrisë së Turizmit me kusht anonimiteti.

Zyrtari tha se qytetarët nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Britania, Serbia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të lejohen të udhëtojnë në Greqi përmes aeroporteve të Athinës, Selanikut, Iraklio, Hania, Rodos, Kos, Mykonos, Santorini dhe Korfuzi, dhe dy vendkalimeve kufitare.

Pasagjerët nga ato vende nuk do të jenë në karantinë, për sa kohë që ata vërtetojnë se kanë marrë dy doza të një vaksine Covid-19 ose tregojnë një test negativ PCR të kryer 72 orë para mbërritjes së tyre, tha zyrtari, duke shtuar se turistët do t’i nënshtrohen kufizimeve të brendshme.

Sipas rregullave aktuale, të gjithë të huajve që hyjnë në Greqi u kërkohet test negativ dhe karantinë për shtatë ditë. Për pasagjerët nga Britania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, një test i dytë i detyrueshëm kërkohet gjithashtu pas mbërritjes së tyre.

Greqia ka dalë më mirë se vendet e tjera të BE në përmbajnë valën e parë të pandemisë por një ringjallje në infeksionet Covid-19 e ka detyruar vendin të vendosë kufizime bllokimi që nga nëntori.

Greqia ka raportuar gjithsej 301,103 raste dhe 9,054 vdekje deri më tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco