VIDEO/ Kaosi që vonoi me 5 orë fluturimin, një burrë kap prej flokësh dhe grushton në kokë një grua

VIDEO/ Kaosi që vonoi me 5 orë fluturimin, një burrë kap prej flokësh dhe grushton në kokë një grua

20:52, 14/04/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një aeroplan në Aeroportin e Stambollit, i cili vonoi fluturimin drejt Tunizisë me 5 orë pasi pasagjerët janë konfrontuar fizikisht me njeri-tjetrin.

Fillimisht disa gra kanë filluar të godasin njëra-tjetrën,teksa stuardesat përpiqen ti ndajnë.

Ndërsa vazhdon debati i ndezuar i shoqëruar me të bërtitura dhe të shara një burrë duket në video teksa kap nga flokët një grua, e tërheq dhe fillon ta grushtojë në kokë.

Një grua tjetër përpiqet ta largojë nga duart e mashkullit që po e dhunon e ndërsa parsagjerët e tjerë vazhdojnë të bërtasin.

Pas pesë orësh kaosi, aeroplani është ngritur në fluturim dhe deri më tani mendohet se shkak është bërë hapësira e bagazhit. Linja ajrore ka lajmëruar se po kryhen hetime të mëtejshme në lidhje me incidentin e  dhunshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco