‘Hapja e turizmit në verë’/ BE miraton pasaportën e vaksinimit, ja kushtet dhe kur futet në fuqi

‘Hapja e turizmit në verë’/ BE miraton pasaportën e vaksinimit, ja kushtet dhe kur futet në fuqi

17:18, 14/04/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme, 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë rënë dakord zyrtarisht të miratojnë certifikatën e vaksinimit, si një hap drejt rihapjes së turizmit këtë verë.

Ndërkohë, detajet e nevojshme do t’i negociojnë në maj. Qëllimi është që certifikata të hyjë në fuqi deri në fund të Qershorit.

Certifikatat do të lejojnë ata që janë vaksinuar, të cilët janë shëruar nga Covid-19 ose që kanë një test diagnostikues negativ të udhëtojnë më lehtë në BE.

“27 vendet anëtare nënvizuan angazhimin e tyre për të pasur kornizën gati deri në verën e 2021, sipas një dokumenti të miratuar nga ambasadorët e BE”, shkruan Reuters.

Marrëveshja midis shteteve anëtare përfshin dispozita anti-diskriminuese për ata që nuk mund ose nuk dëshirojnë të vaksinohen.

Ndërsa shteteve anëtare do t’u kërkohet të njohin vaksinat e miratuara nga BE, vende të caktuara do të jenë gjithashtu në gjendje të lëshojnë certifikata që mbulojnë vaksinat, të tilla si Sputnik rus ose Sinovac kinez, të cilat janë të aprovuara vetëm në territorin e tyre.

Vendet e tjera të BE do të vendosin nëse do të pranojnë një certifikatë për një vaksinë që nuk është aprovuar nga rregullatorët e BE./ abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco