Fitoi zgjedhjet në Bullgari/ Borissov nuk do të jetë kryeministër

Fitoi zgjedhjet në Bullgari/ Borissov nuk do të jetë kryeministër

16:40, 14/04/2021
A+ Aa A-

Boyko Borissov, pasi fitoi zgjedhjet parlamentare, njoftoi se nuk do të kandidonte për një mandate të ri. Edhe pse fitues, partia GERB nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë e re.

Partia ka qenë në pushtet në bullgari për gati një dekadë, por këtë herë humbi një të pestën e vendeve në zgjedhjet e 4 prillit.

Borissov konfirmoi se GERB do të fillojë bisedimet me partitë e tjera në mënyrë që të përpiqet të marrë mbështetje mjaft të fortë për formimin e qeverisë sa më shpejt të jetë e mundur.
“Nuk është e drejtë të ndash kombin, kështu që unë do të propozoj një kandidat tjetër për kryeministër të orientuar drejt BE-së dhe NATO-s”, tha ai në një bisedë me gazetarët.

 

Nëse GERB dështon të formojë një qeveri, mandati do t’i jepet partisë së re të prezantuesit televiziv Slava Trifonov, e cila është anti-sistemike, në të kundërtën do të ketë zgjedhje të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco