Irani: ‘Pasurimi i uraniumit deri në 60 përqind është përgjigja ndaj së keqes’

Irani: ‘Pasurimi i uraniumit deri në 60 përqind është përgjigja ndaj së keqes’

12:48, 14/04/2021
A+ Aa A-

Presidenti iranian Hassan Rohani e quajti vendimin e Teheranit zyrtar për të pasuruar uranium në një pastërti prej 60 përqind, pas sulmit kibernetik, "një përgjigje ndaj së keqes tuaj".

Ai e lidhi incidentin me negociatat e vazhdueshme në Vjenë mbi një marrëveshje bërthamore iraniane me fuqitë botërore.

Izraeli dyshohet për një sulm të kryer fundjavën e kaluar në uzinën bërthamore iraniane në Natanz, kujton agjencia AP.

Duke iu drejtuar qeverisë, Rohani tha se centrifugat e brezit të parë të dëmtuar IR-1 në Natanz do të zëvendësohen nga centrifuga të përparuara IR-6, të cilat pasurojnë uranium shumë më shpejt.

"Ju deshët të na i hiqnit të gjitha argumentet gjatë bisedës, por duart tona janë plot", tha Rohan, duke shtuar se "pasurimi 60 përqind është përgjigjja e ligësisë tuaj".

"Ne ju kemi prerë të dyja duart, njëra me centrifuga IR-6 dhe tjetra me 60 përqind pasurim uraniumi," tha Rohani.

Centrifugat IR-6 pasurojnë uraniumin shumë më shpejt sesa centrifugat e gjeneratës së parë IR-1.

Irani njoftoi dje se do të pasurojë uraniumin në nivelin më të lartë ndonjëherë në përgjigje të sulmit ndaj Natanz gjatë fundjavës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco