Turqia mbyllet pjesërisht dy javët e para të Ramazanit

Turqia mbyllet pjesërisht dy javët e para të Ramazanit

09:37, 14/04/2021
A+ Aa A-

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi sot disa kufizime të reja dhe mbyllje të pjesshme gjatë dy javëve të para të muajit të shenjtë Islamik të Ramazanit, në mënyrë që të ulë rastet me koronavirus.

Turqia renditet e katërta në botë për nga numri i infeksioneve të reja me koronavirus. 

Sot, janë regjistruar 59,187 raste të reja, që është një numër rekord i njerëzve të infektuar në një ditë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Koronavirus ka vrarë 273 njerëz në 24 orët e fundit, dhe një total prej gati katër milion njerëz janë infektuar.

Numri i njerëzve që infektohen çdo ditë është pesë herë më i lartë se në fillim të Marsit, kur Erdogan lehtësoi kufizimet.

Ministri turk i Shëndetësisë Fahretin Koca paralajmëroi dje për kulmin e tretë të pandemisë.

Duke folur pas takimit të qeverisë, Erdogan njoftoi kufizime në udhëtimet ndërqytetëse dhe transportin publik dhe ndaloi të gjitha ngjarjet e brendshme deri pas Ramazanit.

Ai tha se disa studentë do t'i kthehen në mësimin në distancë. 

Masat e reja do të hyjnë në fuqi nesër në mbrëmje dhe do të vlerësohen përsëri pas dy javëve.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco