Lajmi i fundit

VIDEO/ Pamjet skandaloze, numëruesit vendosin kryqin në fletët e votimit

Zjarr masiv në fabrikën historike të Shën Petersburgut në Rusi

Zjarr masiv në fabrikën historike të Shën Petersburgut në Rusi

19:40, 13/04/2021
A+ Aa A-

Re të zeza tymi mbuluan sot qytetin e Shën Petersburgut në Rusi, për shkak të një zjarri masiv që shpërtheu në një fabrikë historike të këtij qyteti.

Ministria e emergjencave tha se zjarri kishte shpërthyer në disa kate të ndërtesës me tulla të kuqe “Nevskaya Manufaktura”, që gjendet pranë shtratit të lumit Neva.

40 persona u evakuuan, dy zjarrfikës janë shtruar në spital, e ndërsa me një tjetër zjarrfikës janë humbur kontaktet.

“Fabrika e madhe, e themeluar për të prodhuar rroba në vitin 1841, u përfshi në flakë”, raportuan gazetarët e AFP, nga vendngjarja.

Fabrika u kthye në një entitet shtetëror gjatë periudhës Sovjetike dhe në vitin 1992 u privatizua sërish.

Gjatë vitit të fundit, një pjesë e ndërtesës funksiononte ende si fabrikë rrobash, e ndërsa pjesa tjetër ishte dhënë me qira si hapësirë për zyra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco