Lajmi i fundit

Aksident me vdekje në Yzberisht

Macron 17-vjeçar i tha Brigitte 41-vjeçare: “Do martohem me ty”. Dhe e bëri

Macron 17-vjeçar i tha Brigitte 41-vjeçare: “Do martohem me ty”. Dhe e bëri

19:22, 13/04/2021
A+ Aa A-

Dikush do thoshte: “Dashuria nuk njeh moshë”, por në një botë ku akoma burri shihet si personi që vendos dhe drejton, e gruaja dëgjohet pak ose aspak, që një grua të jetë më e madhe se burri e të ketë një marrëdhënie dashurie mes tyre është shumë e vështirë për t’u pranuar.

Ama është një çift shumë i njohur, për të cilët mosha s’ka aspak rëndësi, ndaj ja tek e keni, ju prezantojmë me historinë e dashurisë të Brigitte dhe Emmanuel Macron, që nisi nga një premtim i vjetër në shkollë.

1993- Emmanuel Macron ishte një 15 vjeçar që prezantohet para mësuesve të tij, përfshirë edhe Brigitte për audicionin e një shfaqjeje. Nga ai moment mësuesja u magjeps pas tij. Ai nuk ishte si studentët e tjerë dhe i rrinte pranë mësuesve, por nuk sillej si një adoleshent.

Pas shfaqjes, Briggitte dhe Emmanuel shkëmbejnë një puthje të pafajshme në faqe, pa e ditur se sa të tjera do vinin pas. Por asokohe mësuesja ishte e martuar dhe me tre fëmijë, madje njëri prej tyre ishte shok klase me Emmanuel.

Kalojnë dy vite nga ky moment dhe Macron është 17 vjeç ndërsa zonja Trogneux 41 vjeç. Nxënësi bie në dashuri më mësuesen dhe i bën një premtim:

“Çfarëdo të ndodhë unë do martohem me ty!”

Djaloshi lëviz për në Paris më vonë dhe vazhdon të flasë në telefon me mësuesen e tij edhe pse larg. Pas gjithë telefonatave romantike, Brigitte e pranoi dashurinë e saj dhe u divorcua nga burri për të shkuar të jetojë me Emmanuel.

Çifti u martua në 2007-ën dhe kryeministri francez doli një burrë i fjalës. Që prej asaj kohe ata nuk janë ndarë më kurrë, madje gjithandej janë bashkë. Ai ka pranuar se as nuk do, as nuk përpiqet ta fshehë gruan e tij, pasi ajo është vetë jeta për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco