Ndërron jetë 12-vjeçari/ Aksidentohet duke bërë ski në Kanada

Ndërron jetë 12-vjeçari/ Aksidentohet duke bërë ski në Kanada

16:35, 13/04/2021
A+ Aa A-

Një 12-vjeçar, ndërroi jetë të shtunën, pasi pësoi një aksident me ski në ‘Mt. Ski Resort Seymour’, në Vancouver të Veriut.

Policia Kanadeze e Vancouverit Verior, mori një telefonatë për të ndihmuar Shërbimet e Shëndetit të Urgjencës BC për të nidhmuar me një fëmijë “të plagosur rëndë”, tha RCMP.

12-vjeçari u transportua në spitalin e Fëmijëve ‘BC’, ku u shpall i vdekur.

"Mendimet dhe zemrat tona qëndrojnë me familjen përmes kësaj tragjedie", shkroi Rreshteri Peter DeVries.

12-vjeçari u përplas me një pemë ndërsa bënte ski, duke rezultuar me dëmtime fatale.

"Të gjithë në malin Seymour shprehin ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë për këtë humbje tragjike", tha resorti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco