Merkel: Bllokimet e detyrueshme, jetike për të frenuar valën e tretë në Gjermani

Merkel: Bllokimet e detyrueshme, jetike për të frenuar valën e tretë në Gjermani

13:16, 13/04/2021
A+ Aa A-

Berlin  - Kancelarja gjermane Angela Merkel të martën tha se vendimi i saj për të kërkuar nga parlamenti, kompetenca të përkohshme që i mundësojnë qeverisë së saj të zbatojë bllokime në mbarë vendin për koronavirusin, ishte e nevojshme për të frenuar një valë të tretë të pandemisë në Gjermani.

"Që situata të përmirësohet, ne duhet të ndalojmë valën e tretë, ta thyejmë atë dhe ta përmbysim dhe masat për të luftuar pandeminë duhet të jenë më të rrepta," tha Merkel gjatë një konference shtypi pasi kabineti miratoi një projektligj që mundëson “një frenim emergjent” të detyrueshëm në të gjithë vendim nëse numri i infeksioneve të reja për 100,000 banorë në një rreth ose qytet tejkalon 100 për tre ditë rresht brenda një jave.

"Një gjë po na ndihmon jashtëzakonisht shumë: ndërsa përgatitemi për ato kufizime, fushata e vaksinimit është në progres dhe po merr vrull çdo ditë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco