Perugia, famulltari ‘shokon’ të gjithë besmitarët me fjalët e tij në fund të meshës

Perugia, famulltari ‘shokon’ të gjithë besmitarët me fjalët e tij në fund të meshës

08:49, 13/04/2021
A+ Aa A-

‘Do ik sepse zemra ime është e dashuruar’ .

Këto janë fjalët e famulltarit të San Felice në Massa Martana ( Perugia), Don Riccardo Ceccobelli, të dielën në fund të meshës.

Famulltari njoftoi vullnetin për të filluar procedurat për shkarkimin nga shteti klerik.

Për gjashtë vjet në krye të famullisë, prifti vlerësohet dhe pëlqehet shumë nga besimtarët të cilët janë bërë të dashur për të.

‘Zemra ime është e dashuruar edhe pse nuk kam pasur kurrë mundësi të shkel premtimet e bëra. Unë dua ta provoj ta jetoj këtë dashuri pa e sublimuar, pa e larguar’ tha Don Riçardo në fund të meshës.

I shuguruar meshtar në Mars 2012, Fr Riçardo Ceçobelli, 42 vjeç, ishte në të kaluarën gjithashtu sekretar në Kapitullin e Bashkë-Katedrales së Todit dhe drejtor në zyrën baritore të të rinjve të dioqezës.

Në Massa Martana, të gjithë në solidaritet me Don Riçardo: Ne të gjithë mbetëm të shtangur kur dëgjuam fjalët e tij - thotë një prej famullitarëve -Ne nuk e prisnim atë, por dashuria nuk mund të komandohet dhe Don Riccardo e ka treguar veten të guximshëm dhe të sinqertë. Me siguri e tij ishte një zgjedhje shumë e dhimbshme ”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco