Lajmi i fundit

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

Borë mbi Kështjellën e Windsor, ku mbretëresha ndien 'zbrazëtinë e madhe' pas vdekjes së Princit Philip

Borë mbi Kështjellën e Windsor, ku mbretëresha ndien 'zbrazëtinë e madhe' pas vdekjes së Princit Philip

09:07, 12/04/2021
A+ Aa A-

Windsor - Një stuhi dëbore në pranverë goditi Kështjellën e Windsor të hënën, ku Mbretëresha Elizabeth po ndien zbrazëtirën e madhe të lënë nga vdekja e Princit Philip, burrit të saj prej 73 vjetësh.

Philip, i cili ka qenë në krah të saj gjatë gjithë mbretërimit të saj 69-vjeçar, duke thyer rekordin, vdiq të premten në Kështjellën e Windsor. Ai ishte 99 vjeç.

Djali i mbretëreshës, Princi Andrew, tha të dielën se mbretëresha ishte e fortë përballë një humbjeje që ajo e kishte përshkruar se "kishte lënë një boshllëk të madh në jetën e saj".

Andrew u bashkua me vëllezërit e motrat e tij, Charles, Anne dhe Edward duke thënë se ata kishin marrë forcë nga vërshimi i dashurisë dhe do të mblidheshin rreth nënës së tyre në kohën e saj të pikëllimit.

Pallati Buckingham njoftoi se varrimi për Philip do të mbahet në 17 prill dhe se nipi i mbretëreshës Princ Harry, i cili ishte larguar nga familja për të jetuar në Shtetet e Bashkuara me gruan e tij Meghan, do të merrte pjesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco