Ngjarje makabre në LA/ Tre fëmijë gjenden të vdekur brenda në shtëpi, nëna e tyre arrestohet

Ngjarje makabre në LA/ Tre fëmijë gjenden të vdekur brenda në shtëpi, nëna e tyre arrestohet

19:31, 11/04/2021
A+ Aa A-

Tre fëmijë të moshës 5 vjeçare janë gjetur të therur dje në një apartament në Los Anxhelos. Policia lokale njoftoi se nëna e fëmijëve është arrestuar si e vetmja autore e dyshuar pët ngjarjen e rëndë.

Policia iu përgjigj një telefonate në orën 9:30 të mëngjesit të së Shtunës me kohën lokale, pasi në një ndërtesë pranë Rrugës së Resentës kishte ndodhur një ngjarje e rëndë. Policia hyri në apartament dhe gjeti tre fëmijët e vegjël të vdekur, tha Departamenti i Policisë në Los Angeles (LAPD).

Mediat lokale fillimisht raportuan se viktimat ishin nën 3 vjeç, duke cituar burime policore. Fëmijët fillimisht u gjetën të vdekur nga gjyshja e tyre, shkruajnë mediat e huaja. 

LAPD njoftoi se nëna e tre fëmijëve, 30-vjeçarja Liliana Carrillo, me origjinë nga Amerika Latine, ishte arrestuar si e dyshuara e vetme në ngjarjen makabre.

Carrillo, sipas policisë, u arrestua në Poderosa, Tulare County, California, një komunitet malor më shumë se 200 milje larg Los Angeles.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco