Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Nis sezoni veror në Spanjë/ Pushuesit duhet ta mbajnë maskën edhe në ujë

Nis sezoni veror në Spanjë/ Pushuesit duhet ta mbajnë maskën edhe në ujë

18:07, 11/04/2021
A+ Aa A-

Në Spanjë ka nisur sezoni turistik, edhe pse shifrat e infektimeve vazhdojnë të jenë të larta.

Këtë vit sezoni turistik filloi më vonë për shkak të pandemisë, pasi në vitet e shkuara Spanja i priste turistët e parë që në muajin mars.

Gjatë vitit të kaluar numri i turistëve që vizituan Spanjën ishte 19 milionë, shifra më e ulët që nga viti 1969.

Sezoni turistik i këtij viti do të shoqërohet me disa rregulla të pazakonta, pasi autoritetet kanë vendosur që maska do të mbahet nga çdo qytetar jo vetëm në ambiente publike, por edhe në plazh dhe brenda në ujë kur noton.

Sipas legjislacionit, tashmë në fuqi, maskat mbrojtëse janë detyruese për çdo të rritur në ambiente të hapura, në plazhe, pishina apo shëtitore buzë bregut të detit. Edhe në rërë, pushuesit duhet të respektojnë distancën sociale, duke qëndruar 1.5 metër larg njëri-tjetrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco