Indi, rekord infektimesh: Kemi mbetur pa vaksina, numri i të infektuarve po rritet

Indi, rekord infektimesh: Kemi mbetur pa vaksina, numri i të infektuarve po rritet

08:37, 11/04/2021
A+ Aa A-

Disa shtete indiane kanë paralajmëruar qeverinë federale për një mungesë vaksinash kundër Covid-19 në një kohë kur një valë e re e infeksioneve mund të mbulojë vendin dhe të kërcënojë infrastrukturën e dobët mjekësore të tij.

Autoritetet në New Delhi, Punjab dhe Rajasthan thanë të shtunën se ata nuk mund të vazhdonin me imunizimin e planifikuar nëse nuk plotësohen rezervat e mundshme të vaksinave.

Në fillim të kësaj jave, shteti i Maharashtra, i cili është vatra më e madhe e epidemisë Covid-19 në Indi, mbylli disa qendra vaksinimi dhe ktheu njerëzit nga takimet e planifikuara për shkak të rezervave të pamjaftueshme të vaksinave.

Agjencia deklaron se Ministri Indian i Shëndetësisë, Harsh Vardan, tha se vendi ka mjaft vaksina dhe u bëri thirrje qeverive të shteteve federale të ndalojnë përhapjen e panikut.

India, me pothuajse 1.4 miliardë njerëz, deri më tani ka administruar 97 milion doza, por po përballet me probleme të mëdha të furnizimit, kështu që vaksinimet janë të kufizuara për njerëzit mbi moshën 45 vjeç dhe punëtorët në vijën e frontit për të luftuar virusin.

Mediat raportojnë se eksporti i plotë, i cili deri më tani arriti në 64.5 milion vaksina, u ndal javën e kaluar në mënyrë që t'i jepte përparësi nevojave të brendshme.

India njoftoi një tjetër rekord prej 145,384 infeksione të reja dhe 794 vdekje të reja nga Covid-19 të shtunën.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco