Gazeta franceze L'Opinion: Turqia është

Gazeta franceze L'Opinion: Turqia është "viktimë" në ngjarjen e protokollit të BE-së

16:33, 10/04/2021
A+ Aa A-

Gazeta franceze "L'Opinion" lidhur me ngjarjen protokollare të përjetuar gjatë vizitës së krerëve të Bashkimit Evropian më 6 prill në Ankara ka shkruar se Turqia është "viktimë" e grindjes mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, njofton (AA).

Në lajmin e gazetës thuhet se ngjarja protokollare dhe rregulli i uljes që u përjetua në takimin që Michel dhe Von der Leyen zhvilluan me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, është kritikuar nga media dhe qarqe politike që janë "armiq ndaj Ankarasë" dhe që janë efektiv edhe në Francë.

"Ndërkohë e vërteta është ndryshe. Turqit të cilët përpiqen të tregojnë se janë afruar me BE-në në muajt e fundit dhe që tregimi i kësaj është në dobinë e tyre, kanë rënë viktimë e grindjeve mes zyrtarëve të Brukselit", thuhet në lajm.

Po ashtu në lajmin ku cilësohet se presidenti i Këshillit Evropian është në nivelin e presidentit dhe se presidenti i Komisionit Evropian është në nivelin e kryeministrit, vihet në dukje se ekipet e Michel dhe Von der Leyen përballen gjithmonë në Bruksel.

"Ngjarja e protokollare e përjetuar në takimin e Recep Tayyip Erdo?an tregon konkurrencën mes presidentes së Komisionit Evropian dhe presidentit të Këshillit Evropian. Turqit këtu më shumë kanë mbetur spektatorë se sa aktorë", theksohet në lajm.

Michel dhe Von der Leyen nuk ndodhen në të njëjtën linjë politike dhe për këtë arsye është forcuar mosmarrëveshja mes tyre.

Në aspektin e mirësjelljes ose aspektin diplomatik është pritur që Michel të qëndronte në këmbë deri në sigurimin e karriges për Von der Leyen, por ai është ulur "në mënyrë të qetë".

Më tej theksohet se mbi deklaratën e bërë nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavu?o?lu se "në protokollet e zbatuara gjatë vizitës së krerëve të BE-së në Turqi janë përmbushur kërkesat dhe sugjerimet e palës së BE-së", thuhet se kjo deklaratë nuk është përgënjeshtruar nga Brukseli.

Po ashtu në lajm janë përmendur edhe mendimi i Arnaud Danjean, deputetit të Parlamentit Evropian nga Partia e Republikanëve (LR) e qendrës së djathtë në Francë i cili ka thënë se "Marrëdhëniet (mes Michel dhe Von der Leyen) janë plot urrejtje që nga dita e parë. Skena në Turqi është skena që është parë më shumë, por mes dy ekipeve të tyre ka skena të tjera pothuajse çdo ditë".

Ulja e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel pranë me presidentin Erdo?an gjatë takimit në Ankara dhe ulja e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një kolltuk më larg është bërë një temë në shtypin evropian që nga vizita e deri më tani.

Komisioni Evropian mbron idenë se Von der Leyen duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë si Michel në protokoll. Shumë diplomatë, madje edhe ish-presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker tha se në protokollin e BE-së në radhë të parë vjen presidenti i Këshillit Evropian ndërsa në radhë të dytë presidenti i Komisionit Evropian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco