Papa shpreh ngushëllime për vdekjen e princit Philip

Papa shpreh ngushëllime për vdekjen e princit Philip

14:46, 10/04/2021
A+ Aa A-

Papa i ka shprehur ngushëllimet e tij Mbretëreshës në një telegram të shkruar nga sekretari i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, raporton Vatican News .

Në vitin 1980, Mbretëresha Elizabeth u bë monark-ja e  parë britanike që vizitoi Vatikanin, dhe dy vite më vonë e para mbretëreshë që u vizitua nga Papa. Mbretërit dhe mbretëreshat e Anglisë kanë qenë krerët e kishës Anglikane që kur ajo u nda nga Vatikani gjatë mbretërimit të Henry VIII në shekullin e 16-të.

Në mesazhin e tij, Papa shkruante se ishte i pikëlluar  për vdekjen e Princit Philip, duke i shprehur  ngushëllime të përzemërta mbretëreshës dhe anëtarëve të familjes mbretërore.

Papa në mesazhin e tij ngushëllues, përmendi përkushtimin  e Princit Philip ndaj martesës dhe familjes së tij, historinë e tij të shërbimit publik dhe angazhimin e tij për arsimimin dhe përparimin e brezave të ardhshëm

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco