93-vjeçari ndahet nga bashkëshortja: Kam një tjetër, dua të rindërtoj jetën time

93-vjeçari ndahet nga bashkëshortja: Kam një tjetër, dua të rindërtoj jetën time

17:18, 08/04/2021
A+ Aa A-

Ai është 93 vjeç dhe ajo 86 vjeç, por pavarësisht moshës, asnjëherë nuk është vonë për të filluar nga e para. Pensionisti nga Arezzo i Italisë, vendosi të ndahej nga bashkëshortja.
93-vjeçari njohu një zonjë pak a shumë në moshën e tij, në një klub nate dhe është dashuruar marrëzisht pas saj.


Ndërkohë, bashkëshortja e tij nuk e ka marrë aspak mirë, ajo nuk ka pranuar të ndahet, por pas presionit të ish-partnerit, ka pranuar të divorcohet.
Pensionisti ishte i vendosur për ndarjen nga ish-gruaja e tij.


“Dua lirinë time, dua të rindërtoj jetën time”, i ka thënë ai avokatit, Marco Acqusti.
Madje edhe tentativat e fëmijëve të tyre kanë qenë të kota, pasi i moshuari ka qenë shumë i sigurtë për ndarjen. Ai donte me çdo kusht që të ishte i lirë për të jetuar historinë e re të dashurisë me një grua tjetër.


Mediat italiane shkruajnë se ata janë njohur disa muaj para se Italia të mbyllej për shkak të pandemisë. Mes një kërcimi dhe një loje me letra, ata të dy janë dashuruar marrëzisht, aq sa të vendosnin që të jetonin bashkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco