Sekuestrohen 1 miliard euro pasuri të krimit dhe mafias në Itali

Sekuestrohen 1 miliard euro pasuri të krimit dhe mafias në Itali

10:18, 08/04/2021
A+ Aa A-

Financierët e komandës provincialë të Napolit, Romës, Catanzaros e Reggio Calabrias  janë bashkuar me karabinierët, të koordinuar nga strukturat e antimafias dhe antiterrorizmit në Itali, në një megaoperacion ku janë sekuestruar pasuri që kapin vlerën 1 miliardë euro. ANSA raporton se një serë personash janë akuzuar për lidhje me krimin e organizuar, riciklimin dhe mashtrimin fiskal.

Konkretisht, raporton ANSA, po sekuestrohen pasuri të paluajtshme, kompani dhe para ‘cash’. Operacioni është fryt i 4 hetimeve të ndryshme, të koordinuara nga prokuroritë antimafia të Catanzaros, Reggio Calabrias, Napolit e Romës si dhe nga Drejtoria Kombëtare antimafia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco