Pas intervistës: Princi William e akuzon Princin Harryn se ka vënë famën përpara familjes

Pas intervistës: Princi William e akuzon Princin Harryn se ka vënë famën përpara familjes

10:11, 08/04/2021
A+ Aa A-

Marrëdhënia e fortë e Princit William dhe Princit Harry dyshohet se mori një kthesë pas intervistës bombastike të Dukës dhe Dukeshës së Sussex me Oprah Winfrey.

Biseda që Harry dhe William patën pas intervistës së madhe nuk përfundoi mirë”, tha një burim i brendshëm për Us Weekly të mërkurën.

“William ndjen se Harry është bërë shumë i madh për këpucët e tij që nga zhvendosja në Kaliforni – që kur suksesi dhe Hollywood-i i shkuan në kokë”.

“Ai tashmë është akuzuar (Harry) për vënien e famës para familjes pas intervistës së madhe”, pohoi gjithashtu burimi.

Gjatë emisionit dy orësh që u transmetua më 7 mars, Harry, 36 vjeçar, zbuloi se marrëdhëniet e tij me babanë, Princin Charles, 72 vjeç, si dhe vëllanë e tij të madh, 38 vjeçar, ishin shkëputur.

Dukesha po ashtu pretendoi se një anëtar i familjes kishte ‘shqetësime’ në atë se si do të jetë lëkura e fëmija së saj akoma pa lindur.

Pas transmetimit të intervistës, William ishte ndër të parët që reagoi në lidhje me ato që u thanë kundrejt familjes mbretërore.

“Ne nuk jemi familje raciste”, u shpreh ai.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco