Belgjika ndalon vaksinën AstraZeneca

Belgjika ndalon vaksinën AstraZeneca

21:34, 07/04/2021
A+ Aa A-

Belgjika do të japë vaksinën AstraZeneca vetëm për personat mbi 55 vjeç për një muaj.

Autoritetet shëndetësore të vendit kanë vendosur të pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca për qytetarët nën moshën 55 vjeç  vuri në dukje në media Ministri Federal i Shëndetësisë Frank Vadenbrucke.

“Kjo ndryshon shumë pak në fushatën aktuale të vaksinimit, e cila do të vazhdojë pa u ndalur, ” i tha ai VRT Neës, duke theksuar se “për momentin ne jemi duke u përqëndruar tek njerëzit mbi 65 vjeç dhe njerëzit me sëmundje të caktuara. Ata gjithashtu janë kryesisht të moshuar “.

Komiteti i sigurisë dhe farmakovigjilencës i Agjencisë Evropiane të Barnave (PRAC – EMA) arriti në përfundimin se mpiksjet e pazakonta të gjakut me trombocite të ulëta duhet të raportohen si efekte anësore shumë të rralla të vaksinës AstraZeneca tani emri Vaxzevria, duke theksuar se përfitimet e vaksinës janë më shumë se rreziqet e mundshme./ abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco