FOTO/ Brenda qytetit të nëntokësor të Turqisë

FOTO/ Brenda qytetit të nëntokësor të Turqisë

19:11, 07/04/2021
A+ Aa A-

Kapadokia ngrihet mbi fushat e Anadollit të Turqisë qendrore dhe është një rajon historik, i konsideruar si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke tërhequr mijëra turistë çdo vit me një kompleks unik muzesh të hapura.

Image

Thuhet se Kapadokia e ka marrë emrin nga kuajt pasi legjendat tregojnë se kuaj të egër kanë shëtitur nëpër këto male me shekuj. 

“Kapadokia do të thotë toka e kuajve të bukur”, shprehet një banor vendas.

Image

Shumë njerëz shkojnë për balonat me ajër të nxehtë ndërsa dielli lind, apo për peizazhin e pabesueshëm të rajonit që është formuar nga llava e një vullkani të gjallë, në të cilin vendasit kanë krijuar shtëpitë, kishat dhe shkollat e tyre. Por njerëzit mahniten edhe nga qytetet nëntokësore dhe formacionet mahnitëse shkëmbore.

Image

Kapadokia u bë e njohur për qytetet e saj nëntokësore në kohën mesjetare pasi kur mbërrinin ushtritë plaçkitëse, mijëra njerëz shpëtonin duke u fshehur nëntokë, ndonjëherë me muaj me radhë.

Image

Vendasit kanë punuar shumë për të ruajtur historinë dhe kulturën tradicionale. Një nga atraksionet më të njohura që tregon lidhjen e fortë midis natyrës dhe njerëzve është Muzeu i Hapur i Goremesë, ku gjenden qindra vepra arti. Besohet se ky muze ka qenë një manastir bizantin përpara se të bëhej një vend pelegrinazhi në shekullin e 17-të.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco