Itali/ Dyfishohen rastet e reja me Covid, shënohet numri më i lartë i viktimave nga janari

Itali/ Dyfishohen rastet e reja me Covid, shënohet numri më i lartë i viktimave nga janari

18:38, 07/04/2021
A+ Aa A-

Pas disa ditëve ku mbizotëronte një farë optimizmi, bilanci italian sheh sërish rritje në numër infektimesh por veçanërisht ato të viktimave, më të lartin nga muaji janar, i ndikuar edhe nga vdekje të ndodhura në ditët e kaluara në rajone veriore, që nuk janë raportuar për shkak të pashkëve.  

Autoritetet kanë raportuar 13.708 raste pozitive, pothuajse një dyfishim nga dita e djeshme kur ishin 7767.  Viktimat u rritën ndjeshëm duke shkuar në 627, nga 421 të 24 orëve më parë.

Numri i madh i testimeve, me shumë se 340 mijë, ka bërë që të ulet gjithsesi niveli i pozitivitetit në 4% .

Lombardia me 2569 rikthehet si rajoni më i goditur italian, edhe pse mendohet se kapacitetet spitalore të mjaftueshme do t’i mundësojnë të ulë masat shtrënguese dhe të rikthehet në “zonë portokalli”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco