Ndërpritet prova e vaksinës AstraZeneka tek fëmijët derisa të hetohen mpiksjet e gjakut

Ndërpritet prova e vaksinës AstraZeneka tek fëmijët derisa të hetohen mpiksjet e gjakut

07:23, 07/04/2021
A+ Aa A-

Një provë e vaksinës së Oxford e AstraZeneca për Covid mbi fëmijët është ndalur ndërkohë që enti rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar po heton një lidhje të mundshme me mpiksjet e rralla të gjakut tek të rriturit.

Prof.Andrew Pollard nga Universiteti i Oksfordit i tha BBC-së se nuk kishte asnjë shqetësim sigurie lidhur me vetë me provën, por shkencëtarët e tij po prisnin për informacion të mëtejshëm.

Rreth 300 vullnetarë u regjistruan.

Më herët, Kryeministri Boris Johnson tha që njerëzit duhet të bëjnë vaksinën e tyre kur të thirren.

Më shumë se 31.6 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë një dozë të parë vaksine dhe një total prej 5.4 milionë njerëzish kanë bërë edhe dozën e dytë.

Dy vaksina - të zhvilluara nga Oxford -AstraZeneca dhe Pfizer-BioNtech po përdoren në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa një e tretë - nga Moderna - është aprovuar

Prova e vaksinës së Oxford -AstraZeneca mbi fëmijët, e cila filloi në shkurt, po shqyrton nëse vaksina prodhon një përgjigje të fortë imune tek ata të moshës 6 deri në 17 vjeç.

Pezullimi i saj vjen pasi një zyrtar i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), duke folur nga pozita personale, tha se dukej se kishte një lidhje mes vaksinës dhe mpiksjeve të rralla të gjakut.

Duke konfirmuar që prova mbi fëmijët u pezullua, Prof. Pollard tha: "Përderisa nuk ka shqetësime të sigurisë në provën klinike pediatrike, ne presim informacione shtesë nga MHRA mbi rishikimin prej saj të rasteve të rralla të trombozës / trombocitopenisë që janë raportuar tek të rriturit , para se të jepet ndonjë vaksinë tjetër për provë ".

Përditësimet nga EMA dhe rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar, Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA), pritet në ditët në vijim.

EMA tha se komiteti i saj i sigurisë "nuk kishte arritur ende në një përfundim dhe rishikimi është duke vazhduar".

Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore në Britani thotë se përfitimet nga vaksina vazhdojnë të tejkalojnë çdo rrezik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco