Vihet në punë centrali i parë bërthamor në Emiratet e Bashkuara Arabe

Vihet në punë centrali i parë bërthamor në Emiratet e Bashkuara Arabe

14:51, 06/04/2021
A+ Aa A-

Centrali i parë bërthamor i Emirateve të Bashkuara Arabe të martën i filloi operacionet e para komerciale, njoftuan udhëheqësit shtetërorë në rrjetet sociale.

Centrali bërthamor “Barakah” në Abu Dhabi është qendra e parë bërthamore në botën arabe dhe pjesë e përpjekjeve të prodhuesit të madh të naftës për t’i bërë më të llojllojshme burimet e energjisë.

“Megavati i parë nga centrali i parë bërthamor arab ka hyrë në rrjetin kombëtar të energjisë”, shkroi në Tëitter nënpresidenti Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum

Princi i Abu Dabit, i cili de fakto është udhëheqës i shtetit, Mohammed bin Zayed al-Nahyan, tha se ky është një moment historik për Emiratet e Bashkuara, që këtë vit e shënojnë 50-vjetorin e themelimit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ndërtimi i këtij centrali është ballafaquar me vonesa. Njësia e Parë e mori lejen operuese nga rregullatori bërthamor vitin e kaluar, tre vjet më vonë sesa ishte planifikuar.

Në gusht të vitit të kaluar, Njësia e Parë u lidh në rrjetin kombëtar të energjisë, ndërsa në dhjetor e arriti 100 për qind të kapacitetit të prodhimit gjatë testimit.

Kur të përfundojë plotësisht ndërtimi i këtij centrali, ai do të ketë katër reaktorë që do të prodhojnë 5.600 megavatë energji elektrike, shifër që mbulon 25 për qind të kërkesës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco