Miss Sri Lanka plagoset gjatë trazirave në skenë Fituesen e akuzuan se ishte e divorcuar

Miss Sri Lanka plagoset gjatë trazirave në skenë

13:30, 06/04/2021
A+ Aa A-

Fituesja e çmimit më të madh të bukurisë në Sri Lanka ka pësuar dëmtime në kokë pasi një përleshje shpërtheu në skenë.

Mbretëresha e bukurisë, Pushpika De Silva fitoi titullin "Miss Sri Lanka" në një ceremoni në televizionin kombëtar të dielën.

Disa momente më vonë, fituesja e vitit 2019 ia hoqi kurorën znj. De Silva, duke thënë se asaj nuk mund t'i jepej titulli sepse ishte e divorcuar.

Çmimi tani i është kthyer zonjës De Silva, pasi organizatorët e konkursit konfirmuan se ajo nuk ishte e divorcuar.

Gjykatësit e shpallën znj.De Silva fituesen e vitit 2021 në finalen e Miss Sri Lanka në një teatër në Colombo të dielën në mbrëmje.

Por fituesja e vitit 2019, Caroline Jurie, ia hoqi kurorën znj.De Silva, duke përmendur një rregull konkursi se konkurrentet duhet të ishin të martuara dhe jo të divorcuara.

"Ekziston një rregull që parandalon gratë që janë martuar dhe janë divorcuar, kështu që unë jam duke ndërmarrë hapa për ta bërë kurorën të shkojë në vendin e dytë," tha Jurie.

Ajo ia vendosi kurorën nënkampiones, duke bërë që De Silva të dilte nga skena e përlotur, siç tregoi një video e incidentit.

Organizatorët i kanë kërkuar falje zonjës De Silva, e cila thotë se ajo është e ndarë, por jo e divorcuar.

Në një postim në Facebook, znj. De Silva tha se ajo shkoi në spital për t'u trajtuar për dëmtime në kokë pas incidentit.

Ajo tha se do të merrte masa ligjore për mënyrën "e paarsyeshme dhe fyese" me të cilën u trajtua.

Drejtori kombëtar i Miss Sri Lanka Ëorld, Chandimal Jayasinghe, i tha BBC se kurora do t'i kthehej zonjës De Silva të martën.

"Ne jemi të zhgënjyer," tha z. Jayasinghe. "Është shumë e turpshme për ne".

Konkursi i bukurisë Miss Sri Lanka është një konkurs i madh në vend. Gruaja e Kryeministrit ishte ndër të ftuarit në ceremoni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco