Raporti shokues/ Vendet raportojnë shtim rastesh pas vaksinës kineze

Raporti shokues/ Vendet raportojnë shtim rastesh pas vaksinës kineze

11:23, 06/04/2021
A+ Aa A-

Filipinet janë ndër ato vende që kanë nisur procesin e vaksinimit me vaksinën kineze Sinovac, njësoj si në Shqipëri. Por edhe atje qeveria nuk ka bërë transparencë për procesin e vaksinimit.

Për këtë arsye, gazeta autoritare e këtij vendi, ‘Manila Times’ i kërkon qeverisë që të publikojë të dhënat për vaksinimin. Gazetari Yen Makabenta ka postuar një investigim të gazetës ‘Epoch Times’, një gazetë kritike me regjimin komunist të Kinës, që thekson se në vendet që kanë marrë vaksinën kineze po vërehet një fenomen i çuditshëm: rastet me koronavirus po rriten, në vend që të ulen.

Gazeta e nis duke theksuar se çfarë po ndodh në Hong Kong. Vetë, në një muaj, në këtë vend kanë humbur jetën 13 persona pasi janë vaksinuar. 11 prej tyre kanë marrë vaksinën Sinovac.

Ndërsa viktimat janë të moshës 55 deri në 80 vjeç, politikanët opozitarë po kërkojnë nga qeveria transparencë për këto raste. Bëhet fjalë për 11 vdekje për 450 mijë persona të vaksinuar, një shifër që ka shkaktuar shqetësim publik.

Ndërkohë vetë Kina thotë se ka vaksinuar 100 milionë persona, por nuk ka regjistruar asnjë rast vdekje apo ndonjë efekt anësor të vaksinës, duke habitur ekspertët. Në të njëjtën kohë, çdo koment që bëhet online për vaksinën, fshihet menjëherë në Kinë.

Gazeta merr në shqyrtim tre vende që kanë përdorur masivisht vaksinën kineze: Kili, Turqi dhe Pakistan. Të tre vendet kanë raportuar rritje të rasteve që kur kanë nisur përdorimin e vaksinës kineze.

Kili ka injektuar 9 milionë doza në shkurt, por në mars ka regjistruar një numër rekord rastesh, duke e futur vendin në izolim total.

Turqia thotë se ka vaksinuar 10 përqind të popullsisë, por në mars ka regjistruar sërish rekordin e rasteve, me 37 mijë infektime në një ditë. Qeveria atje ka lajmëruar se do ketë masa të forta izolimi.

Edhe Pakistani, që po përdor vaksinën kineze që nga shkurti, tani po përjeton valën e tretë të pandemisë. Më shumë se 20 qytete janë izoluar. Vetë presidenti doli pozitiv, pavarësisht se kishte bërë vaksinën kineze. Edhe kryeministri doli pozitiv, edhe pse ishte vaksinuar me vaksinën kineze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco