Me ritme të shpejta/ Në SHBA administrohen mbi 3 miliona doza vaksinash për Covid-19 në ditë

Me ritme të shpejta/ Në SHBA administrohen mbi 3 miliona doza vaksinash për Covid-19 në ditë

10:26, 05/04/2021
A+ Aa A-

Rreth 165 milion doza të vaksinës për Covid-19 janë administruar në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të botuara të dielën nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). 

CDC raportoi 165,053,746 doza të përgjithshme të përdorura deri më tani, rreth 79% të 207,891,295 dozave të dorëzuara. Prej tyre, rreth 3.4 milionë doza u injektuan në 24 orët e mëparshme, për një mesatare shtatë-ditore prej rreth 3.1 milion doza në ditë. 

Rreth 32% e popullsisë – 106 milionë njerëz – kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, dhe 18.5% e popullsisë – rreth 61 milionë njerëz – janë vaksinuar plotësisht.  Të dhënat e botuara nga CDC mund të vonohen dhe dozat mund të mos jenë dhënë në ditën e raportuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco