Johnson tregon ku mund të shkojnë me pushime anglezët me pasaportat-Covid

Johnson tregon ku mund të shkojnë me pushime anglezët me pasaportat-Covid

21:36, 04/04/2021
A+ Aa A-

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, pritet të qartësojë nëse britanikët mund të nisin sezonin e pushimeve në muajin maj.

Johnson, do t’i drejtohet qytetarëve në orën 5 të pasdites, ku edhe do të shpjegojë detaje lidhur me përdorimin e të ashtuquajturës pasaporta e covid, që dokumenton se një person ka marrë një apo dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

Britanikët presin që në hapin tjetër të “lockdown-it”, qeveria të lehtësojë masat duke hapur club-et dhe aktivitete të tjera.

Për momentin, ikja me pushime është e ndaluar dhe mund të dënohet me gjobë deri në 5 mijë paund.

Baharia, Dubai, Maldivet, Islanda dhe SH.B.A. janë disa nga destinacionet më të prefeuara por edhe më lehtësisht të aksesueshëm për britanikët.

Ndërsa, qeveria do të favorizojë udhëtimet drejt atyre shteteve me më pak raste infektimesh dhe numër më të lartë të vaksinuarish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco