Ky shtet merr vendimin ekstrem/ Të kastrohen gjithë pedofilët

Ky shtet merr vendimin ekstrem/ Të kastrohen gjithë pedofilët

20:33, 04/04/2021
A+ Aa A-

Qeveria e Kazakistanit ka njoftuar vendimin ekstrem për të gjithë pedofilët.

Aktualisht, 25 pedofilë po presin kastrimin e detyruar. Kriminelët seksualë që i janë nënshtruar një procedure për të cilën një burrë tha se e la “në dhembje aq të tmerrshme” sa nuk mund të ecte.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, priten të kastrohen kimikisht 95 burra në total, deri në fund të këtij viti në shtetin ish-sovjetik, me një kosto prej 178 £ për pedofil.

Alex Milyuk, zyrtar i Ministrisë së Brendshme, tha se që kur hyri në fuqi ligji i vitit 2018, numri i veprave kundër të miturve është ulur me 15,4%.

“Legjislacioni është forcuar ndjeshëm për të parandaluar krimet kundër integritetit seksual të fëmijëve”, tha ai.

Qeveria kazake beson se përdorimi i kastrimit kimik të detyruar për të reduktuar krimet seksuale ndaj fëmijëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco