Uashington ‘blindon’ Capitol Hill, masat u morën pas incidentit me 2 të vdekur

Uashington ‘blindon’ Capitol Hill, masat u morën pas incidentit me 2 të vdekur

17:02, 04/04/2021
A+ Aa A-

Kompleksi ‘Capitol Hill’, në Uashington, pas incidentit të ditës së premte, kur një person përplasi automjetin e tij ndaj një postoblloku policor, duke vrarë një officer dhe palgosur një tjetër.

Episodi shënoi kërcënimin më të rëndë të sigurisë në ‘Capitol’ që prej kryengritjes fatale të 6 janarit, kur mijëra mbështetës të presidentit të atëhershëm Donald Trump zaptuan kompleksin.

Trupa shtesë të Gardës Kombëtare, u dërguan në vendin e ngjarjes pas incidentit dhe kanë vijuar të qëndrojnë atje për arsye sigurie.

Ndërkohë, ekipe të tjera kanë riinstaluar gardhe të larta me tela me gjemba, si dhe kanë rivendosur barriera betoni përreth ndërtesave qeveritare.

Në javët e fundit, autoritetet kishin filluar të hiqnin objektet e ngritura pas trazirave të janarit dhe bashkë me to ishin reduktuar edhe trupat e gardës, por tani ato kanë zbarkuar atje sërish.

Ligjvënësit amerikanë janë përplasur mbi kapacitetet e sigurisë që duhet të mbeten në ‘Capitol Hill’, që përveç godinave qeveritare ka edhe një park për banorët e qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco