VIDEO/ I riu shkon ti vjedhë makinën, 82-vjeçari e shemb në tokë

VIDEO/ I riu shkon ti vjedhë makinën, 82-vjeçari e shemb në tokë

16:02, 04/04/2021
A+ Aa A-

Një djalë i ri, i cili i kishte vënë syrin makinës së një burri të moshuar, duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë kur nën kërcënimin e armës tentoi t’i vjedhë mjetin pensionistit amerikan në Atlanta.

Gjithçka ndodhi në një karburant, ku hajduti i afrohet nga pas 82-vjeçarit që doli nga makina dhe nën kërcënimin e armës tenton të kryejë vjedhjen.

Megjithatë ky veprim duket se nervozoi të moshuarin, i cili menjëherë reagoi duke ia rrëmbyer armën nga dora, e nga goditja e fuqishme e rrëzon për tokë adoleshentin.

Por pas një orvatje disa sekondëshe, hajduti arrin të ngrihet në këmbë, merr armën dhe tenton të largohet nga vendi i ngjarjes me mjetin e të moshuarit.

Kur i dyshuari e pa se nuk mund ta ndizte makinën, ai u ngrit duke vrapuar. Çelësat e mjetit u gjetën në trotuarin pranë karburantit, tha policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco