Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Kanada/ Sulm me thikë në bibliotekë, vritet një person plagosen 5 të tjerë

Kanada/ Sulm me thikë në bibliotekë, vritet një person plagosen 5 të tjerë

20:30, 28/03/2021
A+ Aa A-

Një grua mbeti e vdekur dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në një bibliotekë publike, në periferi të qytetit kanadez të Vankuverit, ditën e shtunë.

Incidenti ndodhi në orët e pasdites dhe hetuesit kanë bërë thirje për paraqitjen e dëshmimtarëve, sidomos të atyre që kanë regjistruar ngjarjen me video dhe më pas e kanë postuar në rrjete sociale.

“Kemi gjashtë viktima me plagë thike. Një prej tyre, fatkeqësisht humbi jetën nga plagët.”, tha togeri i policisë Frank Jang, në një konferencë për shtyp.

Ndërkohë, policia tha se ka ndaluar një person të dyshuar për sulmin.

“Besojmë se personi i ndaluar ishte autori i sulmit. Pa dyshim duam të dimë shkakun.”, u shpreh togeri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco