Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Protesta në Stamboll: Mos u tërhiq nga konventa/ ‘Ndihemi të rrezikuara’

Protesta në Stamboll: Mos u tërhiq nga konventa/ ‘Ndihemi të rrezikuara’

19:23, 28/03/2021
A+ Aa A-

Dhjetëra mijëra gra protestuan këtë të shtunë në rrugët e Stambollit për t’i bërë thirrje qeverisë që të kthejë vendimin e saj për t’u tërhequr nga një traktat ndërkombëtar i cili synon të parandalojë dhunën ndaj grave dhe abuzimin në familje.

“Si Amnesty International, ne jemi këtu për të monitoruar protestat dhe për t’u siguruar që e drejta e grave për protesta paqësore nuk shkelet dhe ne po u bëjmë thirrje autoriteteve edhe një herë. Tërheqja nga konventa e Stambollit do të ishte një katastrofë për miliona gra dhe fëmijë që jetojnë në këtë vend. Mos u tërhiq nga konventa e Stambollit”, tha Ece Unver, Drejtoreshë e Amnesty International.

Pak ditë më parë, Presidenti Tajip Erdogan, habiti aleatët evropianë me njoftimin se Turqia po tërhiqej nga konventa në të cilën kishte qenë kombi i parë që e nënshkroi, madje njihet edhe si Konventa e Stambollit hartuar në qytetin turk në vitin 2011.

Gratë shprehen se siguria e tyre është rrezikuar nga lëvizja e Erdogan.

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tregojnë se 38% e grave në Turqi janë subjekt i dhunës nga një partner gjatë jetës së tyre, krahasuar me 25% në Evropë. Shkalla e vrasjeve, për të cilat nuk publikohen shifra zyrtare, është trefishuar në Turqi gjatë 10 viteve të fundit.

Sipas monitorimeve ndërkombëtare, brenda pak muajve të këtij viti, 78 gra janë vrarë nga burra ose kanë vdekur në rrethana të dyshimta. Tërheqja nga Konventa është dënuar nga Perëndimi, qoftë nga Komisioni Evropian, por edhe presidenti Biden që kanë bërë thirrje të rishihet vendimi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco